Aktori Ermal Mamaqi ka kujtuar Dr Florin dhe ka rrëfyer se si e ka ndihmuar që të largohej nga droga.

Ermali tregoi se gjatë periudhës kur jetonin bashkë, ai shkonte në Kishë dhe kërkoi ndihmën e një pastori i cili e ndihmoi Mamaqin për ta nxjerrë Florin nga ajo situatë.

Ndonëse atëhere u largua, më vonë një fatkeqësi e shtyu Dr Florin që të kthehej sërish në gjendjen e mëparshme ku fatkeqësisht më pas ndërroi jetë nga overdoza.

“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga droga, në kohë kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë, atë kohë shkoja në kishë e ndihmua me një pastor të shkëputej nga droga dhe ai e bëri këtë, u shkëput për rreth një vit e gjysmë nuk konsumojë asgjë dhe ishte i pastër.

Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8 vjeçaret e Tiranës që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën dhe folëm edhe me Kryetarin e Bashkisë për këtë, por Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoj në overdozë dhe ndërroi jetë.

Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me drogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.