Justin Bieber ka nisur të trajtohet për depresionin. Ky lajm vjen pasi ai zbuloi për ‘Vogue’ se ka vuajtur për shumë kohë nga varësia ndaj lëndëve narkotike.
Sipas burimeve për ‘People’, këngëtari së fundmi po vuan nga depresioni dhe po merr mjekime për të ardhur në vete. “Justin është shumë i lodhur dhe i rënduar moralisht. Ai po vuan”,-u shpreh burimi.
Supozohet se fama mund të jetë një nga shkaktarët që Bieber po lufton me depresionin. “Ai është i lodhur nga kamerat që i qëndrojnë në fytyrë. Ai ka qenë i rrethuar nga njerëz që i thonë vetëm ‘po’ dhe kjo ka ndikuar në shëndetin mendor të tij”,-u shpreh një tjetër burim.
Megjithatë këngëtari ka nisur trajtimin dhe është shumë pozitiv për t’ja dalë mbanë.
Comments are closed for this post.