Biznesmeni Jordan Kamçev, këtë mëngjes ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar për rastin “Haraçi”. Këtë për Nova TV e kanë konfirmuar nga vetë Prokuroria.

Kamçev është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa më 2 maj ai e ka paraqitur këtë rast në Prokurori,

Të dyshuarit në këtë rast janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva, të cilët ndodhen në paraburgim.

Ata Jovanovski dhe Milevski dyshohet se me ndikimin e Janevës, i kanë marrë të holla Kamçevit, në mënyrë që t’ia lehtësojnë procedurën penale në rastin “Perandoria”, në të cilën Kamçev është i dyshuari i parë.

Për rastin “Haraçi”, gazeta italiane “La Verita” publikoi pamje dhe audio-incizime, në të cilat dëgjohej edhe zëri i Katica Janevës.

Fillimisht ajo tha se është keqpërdorur emri i saj, ndërsa para disa ditësh Prokuroria Themelore i zgjeroi hetimet ku Janeva u përfshi në mesin e të dyshuarve. Nga Prokuroria thanë se posedojnë dëshmi se Katica Janeva e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.