Qeveria sot në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shtator 2021.

Qeveria e caktoi FOndin për Sigurim Invalidor dhe Pensional t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në banka deri më 27.09.2021 me rekomandim që bankat të sigurojnë që pensionet përmes bankomatëve të mund të merren më 28.09.2021.

Po ashtu rekomandohet që bankat të sigurojnë pensionet për klientët që nuk posedojnë kartela, ndërsa pagesa të bëhet sipas në katër grupe edhe atë:

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të bëhet më 28.09, për pensionet deri në 14 mijë denarë të bëhet më 29.09, për pensionet deri në 18 mijë denarë të bëhet më 30.09 dhe për pensionet mbi 18 mijë denarë pagesa të bëhet ditën e ardhshme, përkatësisht më 1 tetor.