Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën nga 13 deri 19 shtator janë testuar 28.972 materiale për coronavirus, që është për 15.2 për qind në krahasim me javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3.340 raste të reja në 32 qytete, që është për 3.7 për qind më pak se javën e kaluar.

Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 7.8% deri në 14.3% ose mesatarisht 11.4%. Janë infektuar në të gjitha grupet, ndërsa më e grupi më i prekur është grupi mbi 60 vjet ose me 979 me 29.3%, ndërsa më pak ka pasur te grupi 0-9 vjet me 143 raste ise 4.3%.

“Në krahasim me javën e kaluar, vërehejet zvogëlim i të infektuarve në të gjitha grupet, përveç te grupi 0-9 vjet ku ka rritje prej 50.5 dhe te mosha 10-19 ku ka rritje prej 8.2%”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Gjatë kësaj periudhe kanë qenë gjithsej 1.595 burra dhe 1.745 gra, kurse janë shëruar 3.441 persona, që është 12.8% më pak se java e kaluar. Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 23 riinfektime.

Po ashtu ka pasur 154 vdekje në 29 qytete, kurse më së Shumti ka Shkupi, Kumanova, Strumica dhe Tetova.