Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva thuhet se ka përgatitur disa skenare me të cilën ka dëshiruar që biznesmenin Orge Kamçev ta shpëton nga burgu si i akuzuar në rastin “Imperija”, shkruan javorja “Fokus”, transmeton Zhurnal.
Sipas këti mediumi, kjo përputhet me deklaratën e javëve të fundit të kryeprokurorit Lubomir Joveskii cili sqaronte pse Janeva nga dëshmitar u bë e akuzuar në rastin “Reket”.
“Sipas informatave të deritanishme të publikuara nga hetimet, plani ka qenë që shpejtë pasi PSP ka hapur hetim për rastin “Imperija”, ndërsa të dyshuarit ishin lënë në paraburgim, të kthehet gjendja në drejtim të kundërt, ku i dyshuari Kamçev për fillim të merr paraburgim shtëpiak, dhe çastaj ti kthehet edhe pasaporta. Për shpëtim nga dënimet e larta me burg prej 10 vjet, ka pasur dy skenare”.
Ideja e parë ishte që u dyshuari biznesmen të bëhet dëshmitarë mbrojtës dhe me urdhëresë të ndërprehet procedura hetimore kundër tij. Ky skenarë me shumë mundësi del nga deklarata e Janevës që e ka dhënë si dëshmitare, me të cilën para Vilma Ruskoskës ka tentuar që ti arsyeton veprimet e saja sepse ajo edhe në deklaratën e saj me shkrim deri në opinion ka shkruar se ka përgatitur Kamçevin si dëshmitarë. Megjithatë, atëher ka potencuar parahetim tjetër, ndërsa nga deklarata e Joveskit kuptohet se i dyshuari i parë Kamçev është dashur të bëhet dëshmitarë mbrojtës në “Imperija”.
“Prokurorja duhej që ta lehtëson gjendjen e tij në atë procedur hetimor me çka ai do të merrte cilësinë e dëshmitarit mbrojtës dhe do ta ndalonte procedurën”, tha javën e kaluar Joveski.
Sipas juristëve, kjo ide juridikisht është e pamundur, ose jo e menduar mirë, sepse nuk mundet që të dyshuarin e parë ta bësh dëshmitarë mbrojtës sepse në këtë rast edhe Kamçev edhe Sasho Mijallkov janë koka e imperisë. Kjo eventualisht mundej të dakordohej me ndonjë nga të dyshuarit e fundit.
Comments are closed for this post.