Sipas New York Times, të gjitha pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta tërheqin Rusinë në një luftë për Ukrainën bien në vend kur shikoni pamjet e ushtrisë ruse të grumbulluar rreth Ukrainës. Imazhi i fundit satelitor e dëshmon këtë, shkruan New York Times, duke shtuar se imazhi është bërë dy ditë më parë dhe tregon sesi në Krime kanë mbirë formacione të reja të ushtrisë ruse.

Gazeta amerikane analizoi imazhet satelitore të bëra në dhjetë ditët e mëparshme, pas së cilës arriti në përfundimin se Putini vazhdon të rrisë praninë ushtarake në atë zonë të rrezikshme. Një ekspert ushtarak nga kompania që bëri regjistrimet i tha gazetës se sipas analizës së të gjitha regjistrimeve, kjo tregon se Putini po përgatitet për një ofensivë.