Sipas informacioneve që i posedon TV21 në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit është duke u realizuar një aksion policorë në të cilin janë sekuestruar 1.3 tonë kokainë, raporton TV21.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.