Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeçare, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.

Shpërthimi i bombolës ka ndodhur sot rreth orës 10.00  ku përpos tre viktimave 6 të tjerë kanë ngelur të plagosur ku janë transferuar në Spitalin e Shkupit pas lëndimeve të mëdha.

Në mesin e të lënduarëve  është edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Sipas informacionit fillestar nga MPB, tre persona vdesin në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda./