Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkosvski”, pasi një makinë e tipit “Reno” është përplasur në një kamion të “Higjienës Komunale”.
Gjithashtu në vendngjarje kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë që ishin në shoqëri me shoferin e makinës.
Bëhet fjalë për personat me inicialet S.N (54) , E.T (37) , si dhe I.A (40) të gjithë nga Shkupi.
Shoferi I kamionit, 44 vjeçari me inicale M.J, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitaline Përgjithshëm, ku I është dhënë ndihma e parë dhe I njëjti është ndaluar për kurim të mëtejshëm.
Hetime në vendngjarje kanë kryer ekipe të Prokurorisë Publike dhe MPB-së së Shkupit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion.
Comments are closed for this post.