Ish-zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Ismet Guri është paraqitur në polici dhe tashmë është në burg.
Kujtojmë se më parë është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore, pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të dyshuar për bashkim kriminal dhe taksa mashtrimit.
Ndaj Ismet Gurit, së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe rasti “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i dënoi me nga 3 vjet e 6 muaj burgim.
Aktakuza për rastin “Titanik” u hap në vitin 2017 nga Prokuroria Speciale Publike. Ata akuzohen për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. Guri ishte aktivist i shquar i BDI-së, dhe pas ndarjes së Izet Mexhitit, iu bashkua Lëvizjes Demokratike.
Comments are closed for this post.