Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) kumtoi se dje ka kryer kontroll inspektues të jashtëzakonshëm në ordinancën e cila gjendet në korrniza të INP Burgut Shkup, ndërsa është pjesë e ISHP-së Shtëpia shëndetësore Shkup. Kontrolli, siç potencojnë nga ISHSSH ka vijuar pas informatave të publikuara në mediumet elektronike nga ana e avokatëve të Bojan Jovanovski, të cilët akuzojnë për pakujdesi mjekësore, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Nga kontrolli i kryer në dokumentacionin mjekësor i arrestuari J.B. për herë të parë ka kërkuar ndihmë mjekësore më 16 korrik, me ç’rast është kontrolluar dhe i është caktuar terapi. Në periudhën nga 16 korriku deri më 13 nëntor për pacientin janë evidentuar gjithsej 25 kontrolle, me ç’rast janë dhënë udhëzime spitalore dhe specialistike deri te institucionet shëndetësore në nivel sekondar dhe terciar (institucione shëndetësore spitalore), informojnë nga ISHSSH.

Megjithatë, siç citohet, udhëzimet janë dhënë me njoftim të dhënë paraprak deri te gjykata kompetente për marrje në pajtim për shërimin mëtutjeshëm, por në një pjesë të rasteve pacienti është dërguar me ndihmë të shpejtë mjekësore deri te institucioni i caktuar shëndetësor në interes të shërbimit më të shpejtë të marrur shëndetësor, për çka ekziston evidentim i rregullt.

Nga kontrolli inspektues i jashtëzakonshëm ekzekutiv, nuk janë konstatuar mangësi në kompetencat e ISHSSH-së, qëndron në kumtesë.