Më pak të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 në vend janë raportuar në periudhën 7-13 shkurt të këtij viti krahasuar me javën e kaluar, ndërsa vetëm te adoleshentët ka pasur rritje të numrit të pozitivëve, thuhet në raportin e fundit të Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Janë regjistruar 8.638 raste të reja me coronavirus nga 35 qytete të vendit, me një rënie prej 13,4% krahasuar me javën e kaluar (n=9977). Përqindja e pozitivëve varion nga 27.2% në 37.4%, mesatarisht 32.2%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 4,838; 56,0%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar 837,8,1 / 100,000. Gjithsej 26,360 materiale u testuan në laboratorë, rreth një e pesta (21.1%) më pak nga java e kaluar”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

124 vdekje u raportuan në 23 qytete gjatë javës së kaluar, 32,6% më pak se një javë më parë.

Nga ISH thonë se pothuajse 10.000 persona u “shëruan”, 1,236 qytetarë u infektuan përsëri, ndërsa gjashtë prej tyre për herë të tretë.

“Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 9.900 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1.236 riinfeksione (nga të cilat 6 janë riinfeksione të dyta), me një rënie prej 7,8% krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raportin e ISHP-së.