Instituti për Shëndet Publik në raportin javor për periudhën nga 20 deri më 26 qershor, njofton se për 63.8% janë rritur infektimet e reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake.

Gjatë kësaj periudhe, janë shënuar 580 raste të reja kurse javën e kaluar ishin shënuar 354.

Nga 20 deri 26 Qershor, sipas ISHP-së, janë regjistruar 120 riinfektime me një rritje prej 76.5% në krahasim me javën paraprake kur ishin shënuar 68 riinfektime.

Lajmi i mirë është se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i epidemisë, janë shënuar 9.322 viktima si pasojë e COVID-19.

Në Laboratorin për virusologji pranë ISHP-së, më 24 Qershor janë kryer PCR teste për detektimin e varianteve të SARS CoV-2.

Nga 31 mostrat, janë shënuar tre raste pozitive me nënvariantin BA.2 – Stealth të Omicron-it.

Për momentin janë të hospitalizuar 10 persona me COVID-19, prej tyre 3 janë me oksigjeno-terapi.

ISHP-ja njofton se me një dozë vaksine janë imunizuar 874.942 qytetarë, me dy doza – 855.977, kurse dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 kanë marrë 159.950 qytetarë./KlanMacedonia/