Prioriteti numër një i Qeverisë është mjedis i shëndetshëm dhe i pastër jetësor. Për këtë qëllim janë siguruar mjete buxhetore në vlerë prej 3.7 milionë euro për projekte ekologjike përmes Programit për Investime në Mjedisin Jetësor për vitin 2025 nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Janë paraparë 100 milionë denarë për ndërtimin dhe dokumentacionin teknik për sistemet e kanalizimit dhe për pastrimin e ujërave të zeza, 100 milionë denarë për ndërtimin dhe përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit, 10 milionë denarë për projekte edukative, hulumtuese dhe zhvillimore, si dhe 19 milionë denarë për aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike, edukim dhe trajnime të lidhura me mjedisin jetësor.

Përmes nxitjes dhe financimit të projekteve që nënkuptojnë mbrojtje, avancim dhe menaxhim të qëndrueshëm, do të kontribuojmë për një mjedis më të pastër jetësor i cili është faktor kyç për jetë më cilësore dhe shëndet për të gjithë qytetarët.

Ftojmë të gjitha komunat, shoqatat, organizatat qytetare dhe institucionet shkencore-arsimore të përfshihen aktivisht. Afati për aplikim zgjat tre javë. Informacionet mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndotja e mjedisit jetësor është problem që prek njësoj të gjithë qytetarët dhe për zgjidhjen e tij të plotë kërkohet kohë. Prandaj, përmes investimeve në projekte ekologjike, do të sigurojmë një mjedis jetësor më të pastër.

Një mjedis jetësor i pastër dhe shëndeti i qytetarëve mbeten obligimi ynë. Problemet e qytetarëve janë edhe problemet tona prandaj është e domosdoshme një zgjidhje e menjëhershme dhe sistematike. Qeveria jep rezultate.