Pamjet e një luani të dobësuar kaq shumë, sa i duken vetëm kockat dhe lëkura, po bëjnë xhiron e botës. Luani ndodhet në një kopsht zoologjik në kryeqytetin e Sudanit. Ai është një nga pesë kafshë të këtij lloji në këtë kopsht.

Të hënën u raportua se një tjetër luan në kopshtin zoologjik kishte ngordhur për shkak të mungesës së ushqimit.

Një kujdestar i kopshtit tha se nuk kanë fonde dhe zakonisht nxjerrin nga xhepat e tyre për të blerë ushqim për kafshët.

Sudani është në mesin e një krize të rëndë ekonomike. Çmimet kanë kapur qiellin, kurse popullsia largohet masivisht nga vendi.

Një fushatë ka nisur online për të mbledhur fonde për kafshët e këtij kopshti zoologjik.