“Në tregun global të telefonave, Huawei ka kaluar prej pozitës si një statistikë tjetër, për t’u renditur mes 3 lojtarëve më të mirë në botë”, thotë kompania, “në Q4 vitin e ardhshëm, është e mundur që të bëhemi numër 1.”
Kompania thotë se ka shitur mbi 200 milionë telefona në 2018, nga 153 milionë në 2017 dhe 3 milion në 2010.
Pavarësisht nga lëvizjet politike për të ndalur shitjen e telefonave dhe pajisjeve Huawei në disa tregje kombëtare, Huawei tejkaloi Apple në Q2 për t’u bërë shitësi i dytë më i madh në botë i telefonave, pas Samsung.
Në tremujorin e tretë, Huawei kishte pjesën e tregut prej 14.6%, e dyta pas Samsung me 20.3%, sipas IDC. Pjesa e Samsung është duke u zvogëluar.
Kompania thotë se shitjet e tyre po rriten fuqishëm në Evropë dhe Kinë.
Sipas Huawei, shitjet kryesisht po nxiten nga modelet P20, Honor 10 dhe Mate 20.
Comments are closed for this post.