Një ditë tjetër, një tjetër thashetheme për Samsung Galaxy S10. Në fakt këtë herë, ka dy prej tyre. Versioni 5G i Galaxy S10 mund të mburret me një ekran që është shumë masiv, prej 6.66 inç. Kjo është më shumë se Note 9 dhe iPhone XS Max.

Sipas Ice Universe, shpesh të besueshëm, ndërsa modeli standard i Samsung Galaxy S10 mund të ketë vetëm një ekran prej 6.11 inç, versioni më i mirë për blerësit e hershëm, do të ketë një ekran 6.66 inç.

Kjo do ta bënte Galaxy S10 telefonin me ekranin më të madh, nga një kompani e madhe. Do të tejkaloj Galaxy Note 9 dhe iPhone XS Max, që vijnë me 6.4 inç dhe 6.5 inç respektivisht.

Megjithatë, ngazëllimi rreth S10 nuk përfundon këtu sepse Ice Universe ka postuar gjithashtu se, “Ngarkimi i telefonave Samsung me 15 watt do të bëhet histori”, gjë që ka kuptim, sepse ngarkimi i Samsung, të paktën në letër, është duke mbetur prapa markave rivale Android. Për shembull, Huawei P20 Pro përdor ngarkimin 40W.