Dashi

Në fushën e dashurisë  jeni në një fazë shumë të mirë. Disa nga të lindurit në shenjën e Dashit janë zhgënjyer në të kaluarën, por tani po jetojnë një histori të re dashurie. Disa nga ju, që kanë kohë të martuar, mund edhe të dëshirojnë dikë tjetër. Shpresojmë të mos tundoheni e të tradhtoni, sepse do ta keni të vështirë ta menaxhoni situatën më pas. Ju nuk doni më të jeni “të sakrifikuarit” dhe jeni gati të veproni për t’ia dalë mbanë. Vetëm disa nga ju do të marrin masa ekstreme, më të shumtët do të bisedojnë me partnerët dhe do t’u kërkojnë një konfirmim për dashurinë që ndiejnë. Datat 20 dhe 21 do të jenë më të favorshmet, ditë që do të jenë mjaft emocionuese. Sigurisht që çiftet me marrëdhënie të konsoliduara janë më të favorizuara. Ju jeni një ndër shenjat më pasionale në këtë periudhë.

Demi

Pranvera sjell shumë dashuri. Personat që po vuajnë nga një tradhti, tani ndihen më të fortë. Gjithçka që do të përjetoni këtë muaj, duhet ta shënoni me të kuqe në kalendar. Do të ndieni emocione të mëdha me të lindurit në shenjën e Peshqve, të Bricjapit, por edhe me ata të shenjës suaj. Shumë nga ju do të duan të zyrtarizojnë historinë e dashurisë. Për njerëzit më fatlum apo ata që janë më të sigurt për ndjenjat e tyre, këta dy muaj janë më të favorshmit për t’u martuar apo për të vendosur për bashkëjetesë. Kjo do të jetë një pranverë revolucionare, plot ngjyra e drita. Ju vetë shquheni për një intuitë të shkëlqyer. Do të merrni përsipër përgjegjësi të reja dhe të bukura. Kjo është periudha më se e favorshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë.

Binjakët

Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky është viti i ndryshimeve të mëdha edhe në fushën e ndjenjave. Si gjithmonë, problemi juaj është se nuk i keni idetë të qarta. Para datës 20 do ta keni të vështirë t’i rimëkëmbni marrëdhëniet tuaja, madje ndonjë nga ju mund të ngrejë edhe zërin e të debatojë. Datat 2 dhe 3 do të jenë të vështira për çiftet që kanë pasur vështirësi në të kaluarën. Është e rëndësishme të mbani në kontroll emocionet. Mund të zbuloni një tradhti dhe xhelozia të shtohet më shumë. Bëni kujdes në raportet me Peshqit, Shigjetarët dhe Virgjëreshat, sidomos gjatë dhjetë ditëve të para të prillit. Fundi i muajit do të jetë disi më i këndshëm. Disa nga ju do t’i japin fund marrëdhënies e do të marrin një avokat, por janë raste të izoluara.

Gaforrja

Fusha e ndjenjave do të jetë e qetë. Nëse keni pasur probleme në fillim të vitit, tani ndiheni më mirë. Sigurisht, duhet t’i kuptoni mirë raportet që keni krijuar, nëse këto marrëdhënie janë të duhurat. Nëse jeni peng i një historie dashurie të vështirë, do të kërkoni më shumë kohë për t’i zgjidhur gjërat. Me gjasë, disa nga ju gjenden në një krizë sentimentale prej pranverës së vitit të kaluar dhe s’kanë dalë ende prej saj. Diçka ju rizgjon; një takim, një dëshirë e re apo edhe rikthimi i një dashurie që i përkiste së shkuarës. Çiftet që s’i kanë dhënë ende fund, kanë mundësi t’i rregullojnë gjërat duke nisur gjithçka nga e para. Ju jeni shumë emotivë, delikatë, zor se falni nëse ju lëndojnë. Shpirti juaj romantik s’mund të bëjë kurrsesi pa dashuri, ja pse këmbëngulni. Fundi i muajit s’do të jetë shumë i favorshëm. Data 24 do të sjellë disa dyshime.

Luani

Sfera e ndjenjave do të jetë sërish protagoniste në jetën tuaj, sepse gjatë marsit keni pasur disa polemika të vogla. Sikurse dihet, ju synoni që të rigjeni vetveten gjatë 2019-s. Brenda jush shtohet dëshira për të përjetuar emocione të reja apo të futeni sërish në lojë pas një periudhe pushimi. Çiftet që kanë hedhur një hap të rëndësishëm, që kanë blerë një shtëpi, që janë transferuar apo që janë bërë me fëmijë janë shumë të favorizuara. Prilli sjell rezultate të mira.

Virgjëresha

Muaji prill do të sjellë shumë vonesa dhe nëse këto probleme do të reflektohen edhe në marrëdhënien sentimentale, do të ketë ndërlikime të mëdha. Mos iu ktheni së shkuarës, sidomos nëse mendoni se keni dikë kundër. Gjatë këtyre ditëve mendoni të hiqni dorë nga gjithçka, ngaqë nuk po shpërbleheni si duhet për gjërat që po bëni. Projektet e reja nuk ju bindin aspak. Mendohuni gjithmonë përpara se të flisni. Vetëm çiftet që janë në krizë prej vitesh mund të vendosin të ndahen përfundimisht. Ndërsa çiftet që duhen, do të jenë pak larg njëri-tjetrit gjatë këtij muaji, por kjo nuk është diçka e qëllimshme.

Ndoshta nuk do të takoheni shpesh për shkaqe pune. Bëni kujdes të mos bini në dashuri me personat e gabuar! Historitë e reja janë problematike. Një ish-partner do t’ju kërkojë diçka më shumë. Partneri apo bashkëshorti/bashkëshortja ka një problem dhe kjo gjendje po ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Por, nëse jeni ju që po hapni probleme, atëherë situata ndryshon. Prisni deri në fund të muajit për të marrë vendime të rëndësishme. Shumë gjëra do të ndryshojë pas datës 20. Ka ardhur koha të kuptoni se cilat janë planet tuaja për të ardhmen. Nëse partnerët tuaj janë metodikë dhe racionalë, s’do të keni probleme, por nëse jeni të dy të rrëmbyer, do t’i lini dorë të lirë fantazisë dhe do ta keni të vështirë të qëndroni me këmbë në tokë.

Peshorja

Klima sentimentale është shumë bujare, veçanërisht pjesa e parë e muajit. Jeni disi të pavendosur, sepse do të përballeni me situata dhe mendime kontradiktore. Nëse jeni të martuar prej kohësh, bëni kujdes nga tradhtitë, sepse, me gjasë, do t’ju zbulojnë shumë shpejt. Në përgjithësi, marrëdhëniet sentimentale do të jenë paksa problematike rreth datës 24, por edhe në marrëdhëniet prind-fëmijë duhet bërë kujdes. Tregohuni të matur ndaj një ish-partneri që ju bezdis apo që përdor mjete të çuditshme për t’ju bindur që të bëni diçka që s’e dëshironi. Dikush po përpiqet t’ju imponojë vullnetin e tij/e saj në mënyrë të gabuar.

Akrepi

Ky do të jetë një muaj interesant si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental. Po afron një periudhë me emocione të fuqishme. Marrëdhëniet e çifteve të martuara do të jenë më mirë se kurrë më parë. Nëse mendoni se në krah keni personin e duhur, mund edhe të planifikoni për të bërë fëmijë. Lidhjet e krijuara gjatë prillit do të jenë shumë të rëndësishme. Nëse keni një partner pesimist apo të pasigurt, do të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Edhe pse shpesh shtireni sikur nuk ndikoheni nga të tjerët, humori juaj kushtëzohet shumë nga njerëzit që ju rrethojnë. Personat që janë beqarë mund të njohin dashurinë krejt papritur. Mos u thoni “jo” njohjeve të reja gjatë tri javëve të para të prillit! Miqësitë janë shumë të rëndësishme, sepse ju ndihmojnë të hiqni mendjen nga shqetësimet e përditshme. Brenda jush shtohet dëshira për të dashuruar.

Shigjetari

Nëse partnerët s’i kini afër, nëse doni dikë tjetër nga personat me të cilët jetoni, gjatë prillit do të reflektoni për këtë situatë. Do ta keni të vështirë t’i kontrolloni emocionet gjatë javës së parë të muajit. Nuk do të tregoheni më diplomatikë si gjithmonë. Nëse dashuroni dikë që tanimë është i lidhur me dikë tjetër, kjo do t’ju mërzitë edhe më shumë. Gjatë dy javëve të para të muajit, shpirti juaj rebel do të jetë plotësisht i pakontrollueshëm. Nëse keni ndonjë problem, zgjidhjen shtyjeni për në fund të muajit. Viti 2019 do të jetë viti i çlirimit për ju. Mos bini pre e kujtimeve, sepse ju jeni pikërisht ata që i admirojnë gjërat e reja. Njohje të reja me persona në qytete të tjera.

Bricjapi

Në aspektin sentimental mbizotëron gjallëria. Ndiheni më të lidhur me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit. Ju mund të fitoni çdo luftë, nëse nxiteni nga dashuria. Këtë muaj do të tregoheni më të vendosur sa u përket ndjenjave. Tani vlerësoni çdo marrëdhënie me shumë qetësi dhe i jepni fund gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Bëni mirë që në këtë periudhë t’i shmangni marrëdhëniet me persona të lidhur prej kohësh, sepse do të shtohen pasiguritë. Ata që duan t’i vënë vulën një marrëdhënieje të hershme, janë të lirë ta bëjnë. Edhe pse jeni shumë dyshues, ky muaj do t’ju dhurojë qetësi shpirtërore.

Ujori

Periudha pozitive vazhdon, por ndjenjat nuk duhen nënvlerësuar. Zemra është bërë më kërkuese, sepse ju i kushtoni shumë kohë punës suaj. Organizojini ditët në mënyrë të tillë që t’u kushtoni kohë partnerëve tuaj. Për beqarët, ditët në vijim do të jenë idealet për takime të reja. Çiftet që kanë një projekt të përbashkët pune mund të nisin gjithçka gjatë gjysmës së dytë të vitit. Do të bini në dashuri me dikë, një ndjesi që s’e kishit provuar prej kohësh. Keni kohë që doni të keni në krah një person të qëndrueshëm, edhe pse, në fakt, ju pëlqejnë njerëzit plot fantazi dhe aventurierë. Është koha të kërkoni partnerë racionalë. Tërhiqeni nga të lindurit në shenjën e Demit, të Dashit, por dhe nga vetë Ujorët.

Emocionet nuk mungojnë, si të bukurat, ashtu edhe ato negative. Ja pse ndoshta do ta humbni toruan ndonjë ditë.

Peshqit

Dashuria mund të jetë epiqendra e jetës suaj këtë muaj falë Mërkurit dhe Venusit. Ditët e para të muajit do të jenë të favorizuara, sidomos për njohjet rastësore. Do të ndiheni disi të pakënaqur nga jeta në çift, por bëni kujdes të mos i lëndoni partnerët në inat e sipër. Të lindurit në shenjën e Peshqve duhet të flasin më shumë. Një keqkuptim i vogël mund të shndërrohet në një problem të madh nëse nuk flisni për të. Lodhja e madhe në punë s’duhet të ndikojë në marrëdhënien në çift. Rreth datës 20 do të ndieni një tërheqje të madhe për një person që e njihni prej shumë pak kohësh. Datat 20 dhe 21 do të jenë më intrigueset. Nëse ju pëlqen dikush, mund ta hidhni hapin e parë në fund të muajit.