Qytetet holandeze, Amsterdami dhe Roterdami, njoftuan sot detyrimin e përdorimit të maskës mbrojtëse në vendet më të frekuentuara, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne e konsiderojmë të panevojshme detyrimin e përdorimit të maskës në të gjithë vendin dhe ua lëmë autoriteteve rajonale lirinë për ta marrë këtë masë”, sqaroi një ditë më parë Ekipi qeveritar Përgjegjës për Administrimin e Pandemisë.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore të Amsterdamit kanë dekretuar që vënia e maskës të jetë e detyrueshme që nga 5 gushti, në vendet më të populluara.

Së bashku me vendet skandinave, Holanda është një nga vendet e fundit europiane që ende kundërshton përgjithësimin e vënies së maskave mbrojtëse.