Një hulumtim i ri ka gjetur se njerëzit, të cilët i pastrojnë dhëmbët 2-3 herë në ditë, e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve dhe problemeve të zemrës.
Bakteret e gjetura në gojën e njeriut, mund të jenë shkaktare të shumë problemeve shëndetësore. Hulumtuesit kanë gjetur se higjiena e dobët e dhëmbëve, gjithashtu e rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i pankreasit dhe i ezofagut.
Mirëpo, në studimin e fundit, sugjerohet që ekziston një lidhshmëri edhe në mes të higjienës orale dhe shëndetit kardiovaskular.
“Higjiena e dobët orale mund të shkaktoj inflamacione, të cilat çojnë në çrregullime të zemrës”, tha Dr. Song, autor i këtij hulumtimi.
Studimi është prezantuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, dhe është bërë nga Universiteti i Seulit në Korenë Jugore.
Sipas hulumtuesve, nevojiten ende studime të mëtutjeshme, për të përforcuar teorinë dhe lidhshmërinë në mes të inflamacionit oral dhe shëndetit të zemrës.
Comments are closed for this post.