Kreu i Parlamentit Europian tha se harta e BE-së duhet të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Duhet të bisedojmë, por mendoj se procesi nuk është ndërprerë, por duhet urgjentisht të nxitet. Mendoj se ekzistojnë mundësi që në muajt e ardhshëm të niset me procesin e kyçjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa ajo është shumë e rëndësishme. Në Parlament ka vullnet të mirë për vendime kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit”-pohoi Dejvid Sasoli, kryetar i Parlamentit Europian.
Këto komente Sasoli i bëri pas takimit me krerët e Kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër zv.kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani i cili gjithashtu ndodhet në Bruksel tha se ka sinjale pozitive për fillimin e bisedimeve me BE-në para muajit maj. Me rëndësi sipas tij është që ligji për prokurorinë të sillet me konsensus që t’i merren, siç tha ai, argumentet vende të cilat janë kundër zgjerimit të BE-së.
Comments are closed for this post.