Përshkallëzohet përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Cekisë.

Moska dëbon 20 punonjës të ambasadës çeke si hakmarrje ndaj vendimit të Pragës, e cila dëboi më herët 18 diplomatë rusë.

Kryeministri Andrej Babis dhe ministri i tij i Brendshëm dëbuan diplomatët rusë për shkak të akuzave se Moska ishte përfshirë në shpërthimin që ka ndodhur në një depo municionesh në 2014. Babis tha se lëvizja u bazua në “prova të qarta” të siguruara nga inteligjenca çeke.

Dy persona mbetën të vrarë gjatë shpërthimit të vitit 2014 që ndodhi në qytetin e Vrbetice.

Shpërthimi në atë kohë u supozua të ishte një aksident.

Një tjetër shpërthim ndodhi në depo më 3 dhjetor të po atij viti.

Policia Çeke ka identifikuar dy të dyshuar, Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepigov, të dy akuzohen gjithashtu për përfshirje në helmimet e Salisbury në 2018.

Republika çeke do të informojë NATO dhe aleatët e Bashkimit Evropian për dyshimet e saj dhe do të diskutojë çështjen në një takim të ministrave të jashtëm të BE.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin çek “të pashembullt” dhe një “akt armiqësor”.

Departamenti amerikan i shtetit tha se mbështet Republikën Çeke në atë që e quajti “përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve armiqësore të Rusisë në tokën Çeke”.

Në fillim të kësaj jave, SHBA dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione në kundër reagim ndaj sulmit vitin e kaluar mbi “Solarwinds”, ndërhyrjes në Ukrainë dhe në zgjedhjet e SHBA në 2020.