Tetë deputetët e pavarur nga VMRO-DPMNE-ja të cilët u larguan nga partia më e madhe opozitare kërkojnë vende të garantuara për deputet të cilët i përkasin bashkësive etnike nën 20 për qind. Kërkesat e tyre grupi i pavarur i adreson në kuadër të debatit para hapjes së Kodit Zgjedhor me qëllim ndryshimin e modelit zgjedhorë. Ata kërkojnë të përfshihen në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë, duke theksuar se prezenca e tyre pasuron procesin. Ndonëse kërkojnë përfshirje në proces, nuk kanë qëndrim të prerë mbi modelin e listave zgjedhore dhe as propozim konkret për numrin e njësive zgjedhore.
Comments are closed for this post.