“Njëzetë e pesë vjeçari L.J. nga Gostivari, dje (30-tetor) rreth orës 18 e 45 minuta, në SPB-Tetovë ka denoncuar se, në rrugën ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, deri sa ka qenë duke qëndruar tek parku, e ka sulmuar një person i panjohur dhe me mjet të mprehtë i ka shkaktuar disa plagë shpuarje në pjesën e shpatullës dhe shpinës.

I njëjti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për t’ju ofruar ndihma mjekësore.

Në koordinim me Prokurorin Publik, inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipa e Stacionit Policorë Gostivar” thuhet në raportin e policisë