Gjatë ditës së djeshme, ka ndërruar jetë 57-vjeçari I.E, si pasojë e shtypjes me kamion të tipit “Tam”.

Siç njoftojnë nga MPB, më 23 qershor 2019, në orën 12:30, në MPB është njoftuar se në fshatin Skudrinjë, I.E. (57) ka vdekur pasi është goditur nga kamioni i tipit “Tam” (nën pronësi të tij) i cili kishte filluar të lëvizte pasi ishte parkuar për të ngarkuar bagëtitë për të cilat duhej t’i transportonte në një thertore.

Nga MPB thonë se ekipi i Stacioni Policor të Gostivarit ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.