Kur Gmail u lançua për WearOS javën e kaluar, njerëzit spekuluan sesa kohë do të duhej përpara se aplikacioni shoqërues i Google Calendar të mbërrinte. Google Calender për WearOS tashmë është zyrtarizuar, duke i dhënë përdoruesve të orëve inteligjente qasje në axhenden dhe planifikimin e tyre ditor.
Calender do të shfaqet në lançuesin e aplikacioneve në momentin që instalohet. Është një version më i pasur i pamjes Schedule që gjendet në telefonët tanë.
Kur hapni aplikacionin do të vini re një kalendar ditor të plotësuar me vendndodhje të saktë për ngjarje, shënime, njoftime etj. Mund të vendosni nëse do të merrni pjesë në ndonjë ngjarje të ruajtur ose jo përveç fshirjes të plotë të ngjarjes.
Nëse keni vështirësi për të parë në ekranin e orës, mund të përdorni aplikacionin Calendar në WearOS për të hapur çdo datë apo eveniment në ekranin e smartfonit tuaj. Ngjarje të caktuara si pushimet apo datëlindjes mund të shfaqen si imazhe në sfond në kohështrirjen parësore të aplikacioni.
Madje ekziston një farë integrimi edhe me Google Task në mënyrë që të markoni si të përfunduara disa ngjarje. Si çdo aplikacion për orët inteligjente, konsumi dhe jo krijimi është qëllimi kryesor i tij. Google Calendar për WearOS është i disponueshëm për shkarkim nga ky moment në Play Store.
Comments are closed for this post.