“Google” do të paguajë disa medie për të ushqyer një platformë të re informacioni, një hap në marrëdhëniet midis gjigantit të internetit dhe botuesve të shtypit, edhe pse shumë e shohin këtë si një mënyrë që motori i kërkimit të diktojë kushtet e tij.

“Google”, gjithashtu, ofrohet të financojë qasje falas të përdoruesve në artikujt me pagesë në faqen e një botuesi”, tha gjiganti amerikan, pa dhënë më shumë detaje.

Ky njoftim, i cili ka të bëjë me Gjermaninë, Australinë dhe Brazilin, vjen në një kohë kur presioni legjislativ dhe rregullator po rritet në “Google”, që deri më tani nuk ka pranuar të paguajë për përmbajtjet e botuesve të shtypit.