Policia e Arezzo në Itali ka nisur hetimet mbi një edukator dhe një kujdestar të një çerdhe komunale, ku dy ditë më parë stafi i dha një fëmijë gjyshit “të gabuar”.
I moshuari në të vërtetë bëri një gabim të parë duke i rënë ziles në çerdhen e gabuar, në vend të asaj që është ngjitur, dhe më pas një gabim të dytë duke mos njohur që fëmija që iu dha nuk ishte mbesa e tij por një ‘tjetër.
Keqkuptimi do të vazhdonte për rreth gjysmë ore, koha për të arritur në shtëpi, për të kuptuar me anëtarët e tjerë të familjes se ai kishte marrë fëmijë tjetër dhe kishte sjellë mbesën ‘e gabuar’. Në ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë.
Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.
Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.
Fakti se vajzat kanë të njëjtin emër, nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën u pezulluan nga puna.
Comments are closed for this post.