Gjykata Themelore Shkupi 2 në njoftimin e sotëm njoftoi se vendimi që Skender Buzaku të emërohet për kryetar të BFI-së është marrë në bazë të vendimeve të marrë të bashkësisë fetare dhe me kërkesë të Rijasetit të BFI-së se funksioni i Sulejman Rexhepit si kryetari i BFI-së ka pushuar që kur ka dhënë dorëheqje dhe e njëjta është pranuar nga Rijaseti.
“Në bazë të dorëheqjes së parevokueshme të Sulejman Rexhepit, e pranuar më 25.03.2019 dhe e regjistruar në numrin 15-13/174, Rijaseti i BFI-së së RM-së më datë 30.03.2019, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku është pranuar dorëheqja e Reisit të deritashëm dhe në të njëjtën mbledhje është emëruar Skender Buzaku”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 2.
Nga gjykata shtojnë se më datë 17.04.2019 ka marrë vendim ku kërkesa e Bashkësisë Fetare Islame për ndërrimin e funksionit të Reisit është pranuar dhe në bazë të dokumenteve është caktuar Skender Buzaku.
Për këtë vendim, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 2 thonë se për këtë vendim në mund të ketë ankesë në afat prej 15 ditësh.
“Gjykata nuk bën ndërrim, por zbaton dhe konfirmon vendime të bashkësisë fetare islame që janë sjellur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijaseit” thonë në njoftimin e gjykatës.
Comments are closed for this post.