Gjykata sot ka dorëzuar deri te Kuvendi kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, i cili po dyshohet si njëri ndër organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit, lajmi është konfirmuar nga Gjykata.
Pasi që të arrihet kërkesa, duhet të caktohet seancë e Komisionit për pyetje të mandatit dhe imunitetit, me të cilën udhëheqë Pavle Bogoevski e cila do të duhet të sjellë propozim-vendim për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit. Pas kësaj vijon seancë plenare në Kuvend, e cila më së voni në afat prej tre ditëve do të duhet të vendosë për kërkesën e Gjykatës. Vendimi për heqjen e imunitetit arrihet me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Comments are closed for this post.