Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar dënimin me burg të ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloskës, për rastin “Tanku”, dhe ia ka zvogëluar dënimin nga gjashtë në katër vjet burg.
“Gjykata e Apelit Shkup njofton se, duke proceduar sipas lëndës së penales të njohur në opinion si “Tanku”, pas zhvillimit të seancë publike, ka marrë vendim sipas të cilës ankesën e G.J, pjesërisht ndryshohet vendimi i shkallës së parë dhe të akuzuarën e dënon me katër vjet burg”, thonë nga Gjykata e Apelit,
Me këtë aktgjykimi hynë në fuqi, por Jankulloska do të ketë të drejtë të kërkojë që të anulohet dënimi gjerë sa fëmija i saj t’i mbush një vit, gjegjësisht deri në fund të qershorit të këtij viti.
Së bashku me Jankulloskën në bankën e të akuzuarve për këtë rast janë ulur Gjoko Popovski dhe Nikolla Gruevski. Gruevski për këtë rast u dënua me dy vjet burg ndërsa Popovski me katër vjet e gjashtë muaj.
Comments are closed for this post.