Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar 236 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se gjobave të shqiptuara 35 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar gjithashtu edhe 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 41 gjoba për këmbësorët, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 31 për mosvënie të rripit të sigurisë dhe 45 për parkim të parregullt.