Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shquptuar gjithsej 188 masa prej të cilave 60 janë për tejkalim shpejtësie, 34 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për vizjte pa leje”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shquptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për kalim në të kuqe dhe 40 për parkim jo të rregullt.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comments are closed for this post.