Dje rreth orës 12 në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa deponisë për drunj të ekonomisë pyjore “Bellasica”, në vendin “Krivarekë”, është gjetur pa shenje jete M.A. (19), maturant në njërën nga shkolla e mesme të Strumicës.

Lajmin tragjik për MIA-n e kanë konfirmuar nga PTHP Sgrumicë dhe SPB Strumicë.

Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i djalit është dorëzuar në autobusi dhe nga konstatimet e deritanishme nuk ka shenje dhune dhe priten analizat toksikologjike që të kenë pamje më të qartë për shkaqet e vdekjes.

Edhe nga policia konfirmojnë se dje rreth orës 12 është raportuar se në afërsi të Strumicës, në një lëndinë është gjetur trupi i pajetë i një djali 19 vjeçar nga Strumica.

Tash për tash nuk komunikohen më shumë detaje për vdekjen e djalit dhe si ka përfunduar në lokacionin ku është gjetur.