Moti deri të dielën do të jetë kryesisht stabil. Të dielën do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër, ndërsa pastaj deri të mërkurën do të jetë kryesisht jostabil me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit deri të martën do të jetë në rritje graduale, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor që do të shkaktojë rritje shtesë edhe të temperaturave ditore.