Pitonët që rriten në Azinë Juglindore, janë gjarpërinjtë me të gjatë në botë që mund të rriten deri në 10 metra.

Një gjarpër i tillë me gjatësi prej 2.7 metrash po qarkullon i lirë nëpër qytetin Cambridge të Anglisë, shkruan Sky News.

Autoritetet e sigurisë kanë arritur ta gjejnë pronarin, por jo edhe gjarprin.

Ky lloj i gjarprit mund ta hapë nofullën aq shumë sa të jetë në gjendje ta gëlltisë një njeri.

Kujtojmë se muaj më parë, komplet trupi i një gruaje është gjendur brenda një pitoni në Indoneze. Viktima 54 vjeçare ishte zhdukur derisa kishte qenë duke punuar në kopshtin e saj.