Bota ka nisur rrugëtimin e saj në vitin e ri.

Në Nju Jork, 2025-ta u mirëprit me “rënia e topit” tradicional në Times Square, ndërsa konfeti dhe shiu ra mbi qindra mijëra njerëz të mbledhur.

Një numër i madh njerëzish e pritën Vitin e Ri me fishekzjarre dhe muzikë në metropolin brazilian të Rio de Zhaneiros. Shfaqja tradicionale 12-minutëshe e fishekzjarreve filloi në mesnatë në plazhin e famshëm Kopacabana.

Më herët, Evropa, Azia dhe pjesë të Paqësorit filluan vitin 2025 me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve dhe tubime në natyrë.

Rreth 60,000 argëtues u mblodhën para Portës së Brandenburgut në Berlin, ku fishekzjarrët ndriçuan qiellin.

Në Paris, një shfaqje e madhe fishekzjarre në tërhoqi rreth një milion njerëz.

Emiratet e Bashkuara Arabe e pritën vitin me fishekzjarre nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

Në Pekin, festimet u mbajtën në një ish-mulli çeliku në periferi perëndimore të qytetit, ndërsa në Shangai, turmat u mblodhën përgjatë shëtitores me famë botërore buzë lumit dhe në vende të tjera.

Në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut të Kinës, pati një shfaqje të madhe fishekzjarre mbi portin Victoria.

Nata e Vitit të Ri në Kinë nuk festohet aq masivisht sa në vende të tjera, sepse Viti i Ri Kinez, sipas kalendarit hënor, konsiderohet shumë më domethënës. Në vitin 2025 bie më 29 janar.

Në Tajvan, një shfaqje gjashtë-minutëshe fishekzjarre u zhvillua për mijëra spektatorë nga ndërtesa 509 metra e lartë Taipei 101. Për herë të parë ka pasur edhe një shfaqje me dritë, thanë organizatorët.

Kiritimati, një ishull i Paqësorit me rreth 5000 banorë, ishte vendbanimi i parë që mirëpriti Vitin e Ri, si çdo vit.

Auckland ishte qendra e parë e madhe ndërkombëtare që mirëpriti Vitin e Ri dhe në mesnatë pamjet e qytetit më të madh të Zelandës së Re shkëlqenin me një shfaqje dritash, lazerësh dhe fishekzjarre.

Dy orë më vonë, Sydney prezantoi Vitin e Ri me shfaqjen e fishekzjarreve të tij me famë botërore mbi port, të ndjekur nga miliona njerëz brenda dhe jashtë vendit.

Fishekzjarret ndriçuan gjithashtu qiejt mbi qytete të tjera të mëdha Australiane, duke përfshirë Melburnin, Brisbane dhe Adelaide.

Në Bangkok, një nga mënyrat më të mira për të parë shfaqjen ishte nga një varkë e ngadaltë në lumin Chao Phraya. Tajlanda, e cila ndjek kalendarin budist, filloi vitin 2568.

Në Singapor, mijëra njerëz panë fishekzjarrët në Marina Bay.

Samoa Amerikane dhe Niue do të jenë vendet e fundit që do të hyjnë në Vitin e Ri 2025, plot 24 orë pas Zelandës së Re.