Partnerja e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, duket se s’do të jetë prezantuese në “Sanremo 2020”.

Arsyeja? Ka kërkuar plot 140 mijë euro. Kjo shifër është më e lartë nga ajo që ishte parashikuar për të, e si pasojë kjo gjë i ka vënë në mëdyshje producentët e këtij festivali. Për bukuroshen ishte planifikuar një shifër 20-25 mijë euro.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano-s do të prezantonte në natën e tretë të këtij festivali, në krah të moderatoes shqiptare, Alketa Vejsiu.

Por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nëse do të jetë e pranishme apo jo. Gjithashtu thuhet se në krah të Alketës dhe Georginës, do të jenë edhe Antonella Clerici e Sabrina Salerno.

Ndërsa kujtojmë se aktorja e famshme, Monica Bellucci ka hequr dorë nga ky festival dhe nuk do të jetë në listën e femrave që do të prezantojnë përkrah Amadeusit.