Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi ka reaguar pas aktit tragjik të dhunës që ka ndodhur në Graz të Austrisë.
“Me trishtim të thellë e mora lajmin për aktin tragjik të dhunës që ndodhi në Graz të Austrisë, i cili mori dhjetë jetë njerëzish të pafajshëm dhe shkaktoi plagosjen e disa të tjerëve.
Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke uruar forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike.
Shpreh ndjenjat më të thella të solidaritetit homologut tim,
Walter Rosenkranz dhe nëpërmjet tij, gjithë qytetarëve të Austrisë. Me mendimet tona qëndrojmë pranë miqëve tanë austriak në këto momente të rënda”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Comments are closed for this post.