Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm sa po vjen e po ngushtohet në shtete kyçe si Georgia, Arizona dhe Pennsylvania.

Ende po numërohen fletëvotimet në disa shtete vendimtare, dhe zyrtarët përgjegjës pritet të dalin me përditësime gjatë ditës së sotme (e enjte).

Është kandati demokrat, Joe Biden, ai që aktualisht po prin, 253-214, dhe është larg 17 vota për t’u zgjedhur president.

Sidoqoftë, gara është shumë e ngushtë te shtetet e mbetura, aq sa për të vlerësuar se kush do të bëhet president.