Gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rritje të vazhdueshme, e cila do të jetë më e theksuar në fillim të javës së ardhshme.

Siç njofton Departamenti për Punë Hidro Meteorologjike, mëngjesi i nesërm do të jetë i ftohtë ndërsa gjatë ditës do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga jugu.

Temperaturat do të lëvizin nga dy deri në 23 gradë.

Ditën e hënë do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët perëndimore do të fillojë të reshjet e shiut, kurse të martën do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe me bubullima dhe erë të fortë.

Nga fillimi i javës së ardhshme do të fryjë erë mesatare jugore.