“Marrëveshja mundëson dislokimin e oficerëve të Frontex-it dhe aplikimin e kompetencave ekzekutive në çdo pjesë të kufirit shtetëror të Malit të Zi, jo vetëm në kufirin me Bashkimin Evropian, siç ishte parashikuar në Marrëveshjen e mëparshme. Për këtë, rreth 60 anëtarë të ekipit do të dislokohen në Mal të Zi”, bëri të ditur MPB-ja e Malit të Zi në një postim në rrjetin social Facebook.
Ushtruesi i detyrës ndihmësdrejtori i sektorit të Policisë Kufitare, Millutin Vasiljeviq, në konferencën e organizuar për anëtarët e ekipit të Frontex-it, e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e ofruar nga Frontex-i për zhvillimin e Qendrës Koordinuese, qëllimi përfundimtar i së cilës është krijimi i Koordinimit.
“Presioni i vazhdueshëm migrator, rrjetet e zhvilluara të kontrabandës dhe format e ndryshme të krimit ndërkufitar janë sfida që ne i ndajmë në mënyrë të barabartë me partnerët tanë evropianë”, theksoi Vasiljeviq, transmeton portali RTCG.
Ai shprehu bindjen se prania e oficerëve të Frontex-it në kufijtë mes vendeve jashtë BE-së do të jetë një pikë kthese dhe një hap i madh në luftën kundër këtyre sfidave.
Comments are closed for this post.