Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në një duel që shkoi deri në 10 raunde.

Meçi ishte i barabartë në raundet e para, por Marku nisi të krijoj epërsinë pas raundit të pestë dhe në fund fitoi nga vendimi i gjyqtarit.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme, dhe Marku tani është kampion në kategorinë IBF.