Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rust ë Ukrainës, sot UEFA ka vendosur që ajo të luhet në “Stade de France” në Paris.
Vendimi për të zhvendosur finalen e një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit u morr, pas takimit të Këshillit Ekzekutiv të UEFA-s.
Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje. Rusia dhe Ukraina gjithashtu ishin planifikuar të luanin ndeshje të play-off të Kupës së Botës në mars, por FIFA tha se situata mes tyre ende do të monitorohej.
Comments are closed for this post.