Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se duke parë numrat e fundit në lidhje me pandeminë, shihet se ajo është ngadalësuar.
Megjithatë, Filipçe ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, pasi siç tha, askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë më vonë.
“Do të lejohen festat me 100 të pranishëm në ambiente të hapura. Epidemia ngadalësohet, por ju bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maska dhe të mos grupohen pa nevojë. Jemi të vetëdijshëm se tani kemi situatë stabile, por askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë më vonë”, tha Filipçe.
Ai njoftoi se pritet të arrijnë 50 mijë vaksina nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia, si donacion. Ndërsa në fillim të qershorit edhe një sasi tjetër e vaksinave kineze.
Comments are closed for this post.