Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se brenda dy javëve në vend do të arrijë terapia e cila është specifike për kurimin e COVID-19.

Ai tha se fatkeqësisht akoma nuk ka terapi të zhvilluara kundër coronavirusit, por ajo që është specifike për krijimin e anti-trupave, do të arrijë në vend në dy javët e ardhshme.

I pyetur për vdekshmërinë nga kjo sëmundje, Filipçe tha se ka shtete që kanë vdekshmëri më të lartë, ndërsa i përmendi Bullgarinë, Bosnjën dhe Slloveninë.

“Në çdo rast kur ka valë të re dhe rritje të rasteve të reja, rritet edhe vdekshmëria. Ne nuk jemi përjashtim, kjo ndodh çdokund. Ajo që mund të them është se çdo pacientë trajtohet profesionalisht dhe në mënyrën e duhur”, tha Filipçe.

Ndryshe, sot RMV ka marrë 20 mijë vaksina ruse “Sputnik V” si donacion nga Serbia.