Ministri i Shëndetësisë në intervistën për “Nova” tha se sipas parashikimeve, thonë se është e mundshme që gjatë vjeshtës të kemi valë të re të pandemisë me coronavirusit, por pritet të jetë më i dobët për shkak të imunitetit të arritur.
Në pyetjen se çfarë janë pritjet reale nga vaksinimi dhe kur do të përfundojë e gjithë pandemia ministri tha se coronavirusit disa herë i demantoi të gjitha parashikimet e ekspertëve në botë.
“COVID-19 disa herë i demantoi të gjitha parashikimet dhe prognozat e ekspertëve në botë, kështu që çdo parashikim është llogari. Jemi ballafaquar me krizën më të madhe shëndetësore në historinë më të re dhe për fat të keq, bota kishte humbje të mëdha të njerëzve, por edhe pasoja të mëdha ekonomike”, u shpreh Filipçe.
Ai u shpreh optimist se pjesa më e vështirë është pas neve për shkak se tani kemi vaksinën.
“Përgatitëm sistem efikas për vaksinimit dhe proceset me mbi 10 mijë të vaksinuar në ditë është diçka për të cilën krenohem bashkërisht me ekipin tim. Me këtë dinamikë të vaksinimit dhe rritjes së interesit për vaksinim te qytetarët, deri në fillim të vjeshtës ne do të vaksinojmë shumicën e popullatës dhe me këtë do të jemi të përgatitur për ta amortizuar valën eventuale të vjeshtës. Parashikimet janë se është e mundshme që në vjeshtë të kemi valë të re, por më e dobët në krahasim me tre valët e tjera. Për këtë shkak, përqendrimi ynë gjatë muajve të ardhshëm do të jetë që të vaksinojmë sa më shumë qytetarë”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.