“Kriza e coronavirusit ka treguar se ajo mund të menaxhohet vetëm në një mënyrë që do të thotë qasje multispectrale dhe menaxhim multispektral, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende të botës”, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Filipçe e theksoi komunikimin dhe bashkëpunimin me publikun midis institucioneve, si dhe kontributin e OBSH-së, Bankës Botërore dhe NATO-s.

“Në fjalimin e sotëm në Forumin e organizuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive (EADRCC) të NATO-s dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), theksova rëndësinë e pjesëmarrjes dhe organizimit të disa sistemeve dhe institucioneve të ekspertëve, globale dhe vendore, rëndësi thelbësore në bashkëpunimin reciprok dhe shkëmbimin e të dhënave si një faktor kryesor në trajtimin e pandemisë.

Ne kemi mësuar shumë për këtë dhe tani e dimë se cilat sisteme të ndryshme në sektorë të ndryshëm duhet të përmirësojmë në organizimin dhe në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ajo që kemi mësuar gjatë krizës është rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit me publikun midis institucioneve.

Kontributi i OBSH së në të gjithë këtë proces duke shkëmbyer informacion, përvoja dhe njohuri nga pandemitë e mëparshme dhe mbështetje të plotë në këtë periudhë dhe nga drejtori rajonal Hans Kluge, i cili ishte në dispozicionin tonë gjatë gjithë kohës, Banka Botërore e cila siguroi gjithë këtë periudhë me hua, ndihmuan në përgjigjen ndaj virusit për nevojat e sistemit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Filipçe.