Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook ka dhënë disa këshilla se si të mbroheni nga një person i cili është i infektuar me coronaviurus.

Nga çka duhet të keni kujdes dhe si të mbroheni nëse kujdeseni për një person me COVID-19?

“Njerëzit me formë të butë të sëmundjes dhe pa rrezik nga komplikimet mjekohen në shtëpi. Mjeku amë duhet të përfshihet në monitorimin e shëndetit duke monitoruar zhvillimin e simptomave përmes telefonatave ditore dhe nëse është e mundur, vizitat në shtëpinë e pacientit”, shkruan Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Deri më sot gjithsejtë 354 persona janë infektuar me coronavirus, prej të cilëve 17 janë shëruar dhe 11 kanë ndërruar jetë.